Një 17 vjecar u vendos në pranga si autor i dyshuar i plagosjes së bashkëmoshatarit të tij, mesditën e së premtes brenda korridorit në shkollën e mesme Mustafa Hoxha në Cakran. Shërbimet policore vendosën në pranga të miturit nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale "Vrasje me dashje", e mbetur në tentativë. Sipas policisë, konflikti mes dy të miturve nisi për shkak të rrjeteve sociale.