Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë një 48-vjeçar. Ngjarja është regjistruar një ditë më parë në Rrugën e Dibrës, dhe pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.