Një shtetas është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një person. Menjëherë pas ngjarjes autori ka arritur të largohet. Plagosja ka ndodhur më datë 24 shtator rreth ore 19:10 në lagjen numër 1 në Sarandë, ku pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Denito Ruci 38 vjeç ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin Mariglen Duro.