Një 23 vjeçare nga Durrësi është plagosur në dhomën e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës. Autori, me identitetin Fatbardh Dervishi, që njihej edhe me mbiemrin Doda i sapokthyer nga Spanja vetëm pak ditë më parë ka hyrë në dhomën e hotelit me 23 vjeçaren Edis Koroveshi, ndërsa aksidentalisht i është shkrepur pistoleta, që ai kishte me vete. Sipas burimeve, mësohet se ai ka qenë në gjendje të dehur. Pas plagosjes në shpatulli, autori është larguar, ndërsa punonjesit e hotelit kanë njoftuar Policinë dhe kjo e fundit autoambulancën.