Një shqiptar tjetër është plagosur rëndë në burgjet greke këtë të enjte. Dhimitër Meçi, 46-vjeç, nga Labova e Gjirokastrës mësohet se është sulmuar me një thikë të improvizur nga një I burgosur grek I akuzuar si pjesë e një organiziate kriminale. Mediat greke shkruajnë, se sulmi ndodhi pasi Meçi u transferua nga burgu i Koridhalos në Malandrino Dhimitër Meci alias Dhimo Meci, u arrestua nga policia greke së bashku me Andrea Brokerin nga Himara, Fatjon Prendin nga Lezha si dhe disa grekë, në një operacion ku u shpall në kërkim edhe Vasil Theohari nga Finiqi. Ata akuzohen për tëntativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala në maj 2025. Lala në fakt u ekzekutua disa muaj më vonë nga një grup tjetër kriminal. Pas arrestimit të tij, gjatë kontrolleve në banesat e Mecit në Greqi dhe në banesën e tij në Shqipëri, u gjet arsenal armësh.