Situata në Veri mbetet e tensionuar pasi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një oficer ka pësuar lëndime dhe tri vetura janë sulmuar në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan nga protestuesit serbë. Pas këtij incidenti, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë provuar të negociojnë me përgjegjësin e ushtarëve të KFOR-it, duke i kërkuar që Policia e Kosovës të mos qarkullojë nëpër disa rrugë të Zveçanit dhe në vend të tyre të vendosen ekipet e KFOR-it.