Një shtetas shqiptar nga Kosova ka mbetur i plagosur mbrëmjen e të enjtes në Shëngjin, në zonën e Lagunës së Kune-Vainit. Dy shtetas nga Kosova, që ndodheshin për pushime, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Në sherr e sipër, autori ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar shtetasin Selim Bllaca, rreth të 50-ave, duke e lënë të plagosur.