Një plagosje me thike ka ndodhur në qytetin e Shkodres, në lagjen Skënderbeg. I riu Amatio Gjoka është qelluar me thike nga një tjeter person pas një sherri per motive të dobëta. I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin shtetasin A.Gj, të cilin e ka shpallur në kërkim.