Dy ngjarje të njëpasnjëshme tronditën vendin, ku pas vrasjes me thikë të një 32 vjecari në një fshat të Divjakës, një 50 vjecar u godit me mjet prerës në Lac, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari u plagos nga 33 vjecari Eraldo Dibra alias Eraldo Basha me thikë në krah dhe u transportua në spitalin universitar të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Paraprakisht bëhet me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën teksa po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjeksor. Policia thotë se shkak për plagosjen u bë një konflikt për motive të dobta, por nuk sqaron arsyen e sherrit mes dy personave si dhe nuk jep detaje më tepër se kaq.