Një konflikt mes dy të rinjve përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre dhe vënien në pranga të tjetrit. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes së të mërkurës, në një dyqan lojërash kompjuterike, në Komunën e Parisit në Tiranë. Shtetasi 20-vjeçar me inicialet A.B, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me thikë 19-vjeçarin me inicialet E.T, duke e lënë të plagosur. Me të marrë njoftimin, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe organizoi me shpejtësi operacionin për vënien në pranga të 20-vjeçarit që qëlloi me thikë. Ndërkohë, 19-vjeçari I plagosur, u dërgua menjëheër në spital, ku po merr ndihmën mjekësore, teksa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, teksa po merret në pyetje edhe 20-vjeçari, që u shoqërua në ambientet e Komisariatit numër 2 në kryeqytet.