Një konflikt mes dy bashkëmoshatarëe në fshatin Fermë Çlirim të Fierit, degjeneroi në përdorimin e armës së zajrrit. 27 vjecari Gentjan Vrenozi pas një konflikti për motive të dobta, qëlloi me armë zjarri bashkëmoshtarin e tij Mevlud Hasa. Ngjarja u shënua në orën 12.00 të mesditës, ku Hasa mori një plagë në krah dhe u dërgua me urgjencë në spital, aty ku ndodhej nën kujdesin e mjekëve.