Një lokal në qendër të Bushtatit në Vaun e Dejës u kthye në skenë krimi, pasi një person goditi me mjet prerës kamarierin. Besnik Shkambi u vendos në pranga nga policia pasi goditi me kosore një 39 vjecar, duke i shkaktuar dëmtime serioze, në pjesë të ndryshme të trupit.