Mediat izraelite kanë raportuar se Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit të ndjerë suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është plagosur, por vijon të jetë gjallë. Pas vrasjes së Ali Khameneit, Asambleja e Ekspertëve në Iran zgjodhi djalin e tij, Mojtaba Khamenei, si udhëheqësin e ri suprem të vendit. Vendimi u mor nga 88 anëtarët e këtij institucioni, pas rekomandimit të Gardës Revolucionare.