Top News – Plagoset 38 vjecari në Vlorë/ Ishte dënuar më herët për trafik droge
30/05/2021 11:21

Edison Begaj, një emër i njohur për strukturat e drejtësisë i ka shpëtuar një atentati në derën e shtëpisë mbrëmjen e të shtunës në Vlorë. 38-vjeçari është plagosur nga persona ende të paidentifikuar me 4 plumba në këmbë në ambientet e banesës së tij në fshatin Kaninë. Mbrëmjen e djeshme ai është paraqitur në ambientet e spitalit, ku ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Korrespondenti i Top Channel ka siguruar pamjet e vendit të ngjarjes, ku para banesës së tij, shihen qartë gjurmët e gjakut ndërkohë që policia kontrollon zonën. Nuk dihet ende shkaku i plagosjes së tij dhe pista kryesore qëndron trafiku i drogës, për të cilin është dënuar më parë. Edison Begaj rezulton të jetë piketuar nga OFL në maj të 2020-ës për të treguar burimin e pasurisë së tij, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”. Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës vuri në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Begajn, duke i dhënë fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Asokohe, ndërhyrja e dhjetëra forcave të policisë së vlorës dhe atyre të ndërhyrjes së shpejtë, coi në bllokimin dhe sekuestrimin e 284 kilogramëve hashash të ndara në pako të mëdha, në fshatin Ndërmenas të Fierit. Droga u gjet në një furgon, në të cilin gjatë kontrollit u zbuluan 5 armë zjarri automatike, një pistoletë dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe granatash. Në atë kohë, policia tha se armët e sekuestruara ishin destinuar për grupet kriminale italiane.

Top Channel/ Samiti i BE, Liderët e Unionit: Kryesojnë Mali i Zi dhe Shqipëria
17/12 22:28
Top Channel/ Nderohet Artur Zheji/ UGSH i dha pas vdekjes çmimin ‘Karriera”
17/12 20:02
Top News- Rama në Bruksel, takon Kallas dhe presidentin e Këshillit të Europës
17/12 19:59
Top Channel/ Plagosja me armë në Mamurras për xhirimin e gomave, zbardhen detajet
17/12 19:54
Top Channel/ Transplantet te privati me para publike/ Lidhja e shefes së QSUT me bizneset e Allajbeut
17/12 19:49
Top Channel/ Berisha: Do bllokojmë rrugët.“Kemi treguar muskujt” më parë, por s’ishin për të rrëzuar Ramën
17/12 19:47
Top Channel/ PD radikalizon protestat/ ja vendimi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar
17/12 19:45
Top News- “Mos xhiro gomat”, gangsteri në Mamurras nxjerr pistoletën qëllon 50-vjeçarin
17/12 19:31
Top Channel/ Të shtënat me armë në Mamurras, pamje nga vendngjarja
17/12 19:24
Top News – Nga Edi Rama tek Viktor Orban. Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mbërrijnë në samit
17/12 18:40
Top News- Aksident i rëndë, kamionçina merr para të moshuarën në aksin Lezhë-Milot
17/12 18:28
Top Channel/ ‘Kjo qeveri nuk i reziston 5000 demokratëve’, Berisha: Të gjithë në shesh për …
17/12 18:28
Top Channel/ ‘Rrezikohet të mos na japin dokumentet’, Berisha sulmon Kuvendin: Koha e guximtarëve…
17/12 18:28
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë–Milot, kamionçina përplas të moshuarën
17/12 18:17
Top Channel/ ‘Përballje deri në fitore për të larguar Ramën”, Berisha:Të spostohemi në një orbitë…
17/12 18:11
Top Channel/ Berisha: Greva urie, protesta, do përdorim të gjitha format për të larguar Ramën…
17/12 18:04
Top Channel/ ‘Po su ngritëm ne Rama nuk largohet’, Berisha: Beteja jonë me sakrifica, nuk mund të…
17/12 18:04
Top Channel/ ‘I aftë për grusht shteti’, Berisha: Do të bëjmë gjithçka për të ndaluar të marrësh…
17/12 18:03
Top Channel/ PD shtyn mbledhjen, Berisha: Kësaj kalbësire duhet t’i japim një përgjigje, ora jonë…
17/12 18:03
Top Channel/ ‘Sot prova jonë më e madhe’, Berisha: Do të bëjmë analizën, për të rrëzuar këtë regjim
17/12 18:00
DIGITALB DIGITALB