19 vite më parë 28 të rinj, në mesin e tyre djem dhe vajza u mbytën në ujërat e detit Jon, në tentativë për të kaluar në ujërat italiane përmes një gomonie. Ndonëse kanë kaluar 19 vite nga tragjedia e rëndë, familjarët e viktimave, nuk reshtin për të këkruar drejtësinë e munguar. Sipas tyre, politika shqiptare po bllokon në mënyrë të qëllimshme hetimet dhe këtë cështje që ende sot nuk është zbardhur. Që prej 9 janarit të vitit 2004, kjo cështje nuk është hapur asnjëherë, gjë që shtyu familjarët e vikimave që dy vite më parë të dorëzonin padi në SPAK, me shpresën tek strukturat e reja të drejtësisë.