Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë, Ludëig II, u shpallën trashëgimi e kulturës botërore nga UNESCO. Krahas Nojschvajnshtain-it, kategorizohen edhe tre kështjella të tjera si trashëgimi e kulturës botërore. Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris u pranua në listën e objekteve të mbrojtura të kulturës botërore edhe shtëpia mbretërore në Berg.