Një shqiptar i cili dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikun e drogës është arrestuar këtë të premte nga policia në Spanjë. Mediat spanjolle raportojnë se shqiptari është kapur në një 'shtëpi bari' me 637 bimë kanabis afër kryeqytetit të Cuenca. Po ashtu, nga hetimet dyshohet se ai ishte anëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare që eksportonte drogën drejt vendeve evropiane.