Milan Radoiçiç ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes grupit të tij të terroristëve serbë dhe policisë së Kosovës, mëngjesin e së dielës në fshatin Banjskë. Lajmin e konfirmon media e serbëve të Bosnjës “IstragaB”, duke publikuar edhe telefonatën dhe mesazhet e shkëmbyera me Radoiçiç. Media thotë se gjatë tentativës për ta kontaktuar, telefoni nuk është ngritur, por më pas është përgjigjur një person i panjohur, duke thënë se “nuk është Radoiçiç”.