Gjykata e Posaccme Antikorrupsion la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Vilson Pepën, i cili u ekstradua nga Punta Cana, në vendin tonë dy ditë me parë. Në seancën gjyqsore këtë të martë, Pepa u shpreh përpara gjyqtarit të çështjes se ai donte të vinte vetë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më herët ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.