Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Fushë Milot, si rezultat i operacionit policor të koduar “Kurbini”, zhvilluar nga Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë. Në pranga u vu shtetasi Hashim Lama i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim nga GJKKO për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.