Vezir Gjikoka, një nga 5 personat e proceduar nga SPAK në dosjen e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, rezulton të jetë proceduar edhe marrë i pandehur në një dosje tjetër penale, siç është ajo e tjetërsimit të pronave në zonën e Perivollos në Dhërmi. Gjikoka me detyrë ish-Jurist i Hipotekës së Vlorës është paraqitur këtë të martë në SPAK.