Top News/ Pjesë e bandës së Niklës/ Arrestohet në Dubai Marklen Haka
01/08/2024 10:15

Marklen Haka, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, është arrestuar në Dubai. Bëhet me dije se Policisë së Shtetit i ka ardhur një informacion nga Dubai për ndalimin e një personi që dyshohet se është Marklen Haka. Pas këtij informacioni autoritetet shqiptare u kanë nisur homologëve në Dubai të dhënat e Hakës, për të parë nëse është i njëjti person. Marklen Haka është shpallur në kërkim për dosjen “Revanshi” nga SPAK pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Ai është një nga anëtarët e bandës së Niklës, emri i të cilit rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend dhe ku ka qenë edhe shënjestër e disa atentateve. Në vitin 2019, në një atentat ndaj Hakës në shtëpinë e tij mbeti e vrarë halla e tij. Ndaj tyre u qëllua me 100 plumba, ndërsa Haka arriti të shpëtonte, pasi mori vetëm një plumb në krah. Ndërkohë një tjetër atentat ndaj tij u bë në vitin 2022, ku sërish mbijetoi pasi u plagos me një plumb në nofull. Më 12 qershor të këtij viti në Dubai u arrestua Durim Bami, i cili gjithashtu është në akuzë në dosjen “Revanshi” për katër vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale.

Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13
Top News-’14 milionë iranianë, gati të vdesin’. Presidenti Pezeshkian sfidon Trump-Edhe unë në listë
07/04 14:48
Top News- Qeni sulmon 4-vjeçaren në Vlorë/ E mitura përfundon me plagë të rënda në spital
07/04 14:36
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News- Astiri, me shkollë nga shtatori / Godina për 9-vjeçaren, do mirëpresë 1 mijë nxënës
07/04 14:08
Top News- Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun/ LDK: Kërkesën po e shndërron në sulm publik
07/04 13:49
Top Channel/ Pitbulli sulmon të miturën në Vlorë, Punëtori që e shpëtoi: E kafshoi në kokë…
07/04 13:34
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30