Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka rrëfyer 17 episode kriminale përpara prokurorisë, ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO lidhur me bandën e Laert Haxhiut. Për këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur 8 persona që akuzohen për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit.