Një fëmijë vetëm 2 vjeç i seksit mashkull, ka humbur jetën pasi dyshohet se aksidentalisht ka konsumuar raki. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sul të Devollit ku I mituri është paraqitur në spitalin e Bilishtit pa shenja jete. Nga të dhënat e para dhe deklaraimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një shishe raki që familjarët e kishin lënë në banesë. Mësohet se fëmija ka hapur një bidon gjysmë litri duke menduar se ishte ujë dhe e ka gëlltitur duke I shkaktuar asfiksi.