Vrasja e gjyqtarit, Astrit Kalaja është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme. Adnan Xholi ishte prokurori që ka mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku me grupin e kriminalistikës, që kanë mbledhur provat në vendngjarje dhe kamerat e sigurisë. Burime të Top Neës pohojnë paraprakisht se autori, 30 vjeçari Elvis Shkëmbi e ka pranuar autorësinë, por nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa nga rindërtimi i skenës gjithçka duket e mirëmenduar.