19-vjeçarja shqiptare Artemis Vasili u largua nga shtëpia për të mos u kthyer më, që prej 19 tetorit 2020. Motivi që e nxorri nga shtëpia ishte një intervistë pune, por nga hetimet e policisë rezultoi se ajo kurrë nuk shkoi te intervista në fjalë. Prej dy vitesh çështja qëndron e hapur në institucionet e drejtësisë greke, ku familjarët e saj presin me padurim një shenjë nga e reja.