Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen e priaterisë televizie. Nën akuzë janë vendosur Ardit Stambolliu, Ferdinand Çela alias Ferdinand Bano, Arzen Velika, Adil Lila dhe Erlin Xhuvani. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe shkeljes së të drejtave të pronësisë industrial.