Top News – Piloti ishte në depresion…Katastrofa ajrore me 260 viktima, detajet e hetimit
15/07/2025 12:30

Hetimi për katastrofën e Air India, që u rrëzua në qershor pesë minuta pas ngritjes nga qyteti indian i Ahmedabadit duke marrë 260 jetë njerëzish, vazhdon. Sipas disa mediave, Kapiteni Sumeet Sabharëal thuhet se vuante nga depresioni. Sabharëal, një pilot me përvojë që po i afrohej daljes në pension, u tha miqve se pasi humbi nënën e tij disa vjet më parë, ai do të transferohej për të jetuar me babanë e tij, që mbeti vetëm. Bashkëpiloti Clive Kundar gjithashtu kishte orë të shumta fluturimi në karrierën e tij. Të dy kishin kaluar testet e detyrueshme psikologjike dhe fizike të pilotëve në vitet e fundit. Sipas hetimeve fillestare, avioni nuk kishte probleme, por motorët u fikën nga personat në kabinë, qoftë rastësisht apo me qëllim. Një bisedë e zbardhur nga kutia e zezë zbulon se njëri pilot e pyeti tjetrin pse e kishte ndërprerë rrjedhën e karburantit dhe tjetri u përgjigj se nuk e kishte bërë ai. Në ngritje, bashkëpiloti ishte në komandë, ndërsa kapiteni po vëzhgonte. Çelësat u kthyen më pas në pozicionet e tyre normale të fluturimit, gjë që do të kishte shkaktuar automatikisht rindezjen e motorëve. Sipas një raporti, njëri motor po rifitonte shtytjen në kohën e përplasjes. Tjetri u rindez, por nuk arriti të rifillonte shtytjen. Funksionimi i çelësit të kontrollit të karburantit u bë një çështje kyçe pasi raporti paraprak i aksidentit zbuloi se rrjedha e karburantit u ndërpre pak sekonda pas ngritjes së avionit. Linjat ajrore indiane Air India, Air India Express, Akasa Air, SpiceJet dhe IndiGo operojnë gjithsej 150 avionë Boeing 787 dhe 737, të cilët janë të gjithë të marrë me qira dhe për këtë arsye nuk janë të regjistruar në Indi. Shumë prej tyre kanë thënë se tashmë kanë filluar vetë inspektime të mjeteve si masë paraprake.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04