Një pjesë e pilotëve të ardhshëm ushtarakë të helikopterëve të Forcës Ajrore shqiptare do të formohen brenda vendit. Në Bazën Ajrore të Farkës u çel Kursi Bazë i Oficerit në specialitetin Pilot Ushtarak Helikopteri, i cili do të ndiqet nga nëntogerë të përzgjedhur nga forca dhe reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura.