Fluturime të anuluara, check-in të zbrazura, radhë të gjata në sportelet e rezervimit: kjo ishte gjendja e krijuar në disa aeroporte gjermane. Pilotët e kompanisë ajrore, Lufthansa, nisën të premten një grevë 24-orëshe. 800 fluturime u anuluan 130 mijë pasagjerë u prekën nga greva.