Prioritetet e deputetëve në seancën e parë të Kuvendit të ri nuk ishin të gjitha njësoj. Opozita vijoi protestën simbolike me postera, ndërsa nga mazhoranca u përqëndruan te procedura. Ndërsa Edi Rama votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, ku kandidaturë ishte vetëm Niko Peleshi, në sallë deputeti socialist, Vullnet Sinaj lexonte librin ‘Lidershipi’ të Henry Kissinger, përkthimi i të cilit në shqip ka parathënien e Edi Ramës.