Tre vjeçari Laurent Schëarz mund të mbajë ende pelena, por pikturat e tij e kanë bërë atë të famshëm në rrjetet sociale dhe i kanë dhënë pseudonimin "mini-Picasso" i Gjermanisë. Në një studio që prindërit e tij kanë krijuar në shtëpinë e tyre në qytetin bavarez të Nojbojern-it, vogëlushi është i zënë me krijimin e veprave të mrekullueshme të artit, shpesh disa herë më të mëdha se ai.