Tolerimi ndaj një personi në kërkim për të kaluar kufirin nëpërmjet Portit të Durrësit në drejtim të Italisë, i ka kushtuar vendin e punës një punonjese policie në qytetin bregdetar. Bëhet fjalë për Arkodula Bane, inspektore pranë Drejtorisë Vendore për Migracionin dhe Kufirin në Durrës, e cila dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.