Punonjësi i Policisë i Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar në pikën kufitare të Merdares nga Policia e Kosovës, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit. Një ditë më parë autoritetet e pikës kufitare të Merdares zbuluan se në automjetin më të cilin udhëtonte i riu ishin fshehur 1 milion euro. Ai akuzohet për veprat penale “Përdorimi i statusit të punonjësit të Policisë, me qëllim krijimin e përfitimeve për vete ose për të tjerët”, dhe “Raste të tjera të sjelljes që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut te Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës”. Kaziu u kap së bashku me dy shtetas të tjerë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe doganore të Kosovës, në fshatin Merdarë, duke transportuar 1 milion euro të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni.