Gjykata e Apelit Administrativ të Tiranës ka pezulluar nga detyra dy prokurorë të SPAK pas padisë së ngritur nga prokurorja Sonila Muhametaj. Prokurorët e Posaçëm të pezulluar janë Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu, të zgjedhur që të dy në SPAK nga Këshilli I Lartë I Prokurorisë në dhjetor të vitit të kaluar, por që gjykata e Apelit Administrativ e ka konsideruar si të pavlefshëm.