Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Anitta Hipper, është shprehur kundër deklaratave të Presidentit francez Emanuel Macron, mbi një pezullim të mundshëm të vizave. E pyetur nga mediet nëse Franca ka kërkuar pezullim të vizave, Hipper ishte e prerë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.