Rama: “Shqipëria bëhet për herë të dytë, në dy muaj, shembulli i parë i një budallallëku botëror sepse Gjykata Kushtetuese u mbyt me lugën e ujit të turbullt të tyre që Servantes në librin e tij të famshëm Don Kishoti i Mançës i quan arsyet e Mosarsyes.” Pas rrëzimit të kërkesës së Ramës në Gjykatën Kushtetuese dhe lënies në fuqi të pezullimit nga funksionet qeveritare të Belinda Ballukut, kryeministri shqiptare paralajmëroi se beteja për këtë çështje nuk mbyllet me kaq.