Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën plenare për kërkesën e Kryeministrit Edi Rama kundër masës së pezullimit të vendosur nga Gjykata e Posaçme. Në seancë, prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko thanë se kërkesa për pezullim lidhej me funksionin dhe pushtetin që e hetuara prej tyre ka dhe përdorimin e tyre për të ndërhyrë te provat dhe dëshmitarët.