Dy ditët e protestës për drejtësinë në emër të Jonadës përfunduan në shkallët e kryeministrisë, por në fund të saj, u deklarua nisja e një fushate tjetër. Në thelb ishte firmosja e një peticioni në të gjithë Shqipërinë, që më pas do t’u dërgohet institucioneve ndërkombëtare me mision në Shqipëri dhe jo vetëm.