Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.