Në agim të ditës, peshkatari Viktor Kocaj tërheq rrjetën e tij në bordin e barkës së tij të vjetër, por pas një nate të tërë në Adriatik, peshku i kapur ishte shumë pak. Shqiptarët si ai kanë jetuar nga deti për breza, por Kocaj ka frikë se mënyrës së tij të jetesës në Gjirin e Vlorës po i vjen fundi, me ujërat e ngrohta që po ia pakësojnë sasinë e peshkut që kap, çdo vit. "E humba betejën time me detin. E doja, por më tradhtoi", thotë babai i katër fëmijëve për AFP-në. Viktor Kocaj, peshkatar në Gjirin e Vlorës