Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Jubë të Sukthit, ku një 55 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Policia dha njoftimin se 55 vjeçari, banues në Sukth ishte duke peshkuar në lumin Erzen, por fatkeqësisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe nuk ka rritur të mbijetojë. Sipas njoftimit të organeve policire, “Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi me inicialet A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrikë e për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes