Brenda dy ditësh, Kosova është tronditur nga pesë vrasje të ndodhura në tre qytete të ndryshme, një vrasje e trefishtë në Gjilan, një në Prishtinë dhe një tjetër në Prizren. Vrasja e fundit u shënuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:00 në Hajvali të Prishtinës. Sipas policisë, viktima është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim, ndërsa policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit.