Top News – Pesë vendet e BE-së të njohin Kosovën! Miratohet raporti, u paraqitën mbi 300 amendamente
26/04/2023 14:11

Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi të mërkurën raportin për Kosovën dhe amendamentet e paraqitura nga deputetët për këtë raport. Drafti i raportit u prezantua nga Viola Von Cramon, që është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ndërsa në këtë raport janë paraqitur mbi 300 amendamente nga deputetë të ndryshëm. Raporti për Kosovën u miratua me 44 vota pro, tetë kundër dhe tre abstenime. Raporti përmban pikat e përgjithshme ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por ka marrë parasysh këtë radhë edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë. Me këtë raport mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të saj dhe përcaktimin e qartë gjeopolitik. Ndërkaq, përshëndetet edhe vendimi i shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, proces i cili u përmbyll të martën kur vendimi edhe u botua në Gazetën Zyrtare të BE-së, pasi më herët ishte nënshkruar nga Parlamenti dhe Këshilli i BE-së. Parlamenti Evropian ka insistuar për shumë vite që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt. Së fundi u arrit pajtimi edhe mes PE-së dhe Këshillit të BE-së për këtë çështje. Një thirrje që Parlamenti Evropian e përsërit cdo vit në raportet për Kosovën, është përfshirë në tekst edhe kësaj radhe. Kjo është thirrja për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
DIGITALB DIGITALB