Një ditë pas njohjes nga Siria, kryeministri në detyrë Albin Kurti u ështe drejtuar me një thirrje vendeve aleate të bindin pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë. në Forumin e Paqes në Paris, Kurti tha se po punojnë në mënyrë dypalëshe me këto vende, por se ka vetëm pjesërisht përparime.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						