Pesë persona u plagosën në një aksident rrugor në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi. Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30 në fshatin Trepçë, ku dy makina tip Benz u përplasën mes tyre. Nga goditja e fortë mbetën të lënduar dy shoferët dhe tre pasagjerë, që u transportuan me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Mësohet se ata janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Në njërin prej mjeteve udhëtonte një familje nga Kosova.