Pesë qytetarë janë arrestuar në veri të Kosovës nën dyshimet se kanë shantazhuar qytetarët e tjerë që të votojnë për një parti të caktuar. Arrestimet janë kryer nga policia e Kosovës mbrëmjen e së shtunës në komunën e Zubin Potokut dhe në atë të Mitrovicës së Veriut. Në Zubin Potok u arrestuar katër gra. Ato dyshohet se gjatë ditës së shtunë kanë marrë në telefon disa familje me ndihmë sociale, duke i kërkuar votën për një subjekt të caktuar politik, në të kundërt do t’i prisnin ndihmën.