5 efektivët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Lipjan u paraqitën në seancën e parë dëgjimore për masën e sigurisë, nënë masa të rrepta. Por teksa në këtë seancë e interesuar ishte edhe pala e dëmtuar e 27-vjeçarit të ndjerë, ata nuk janë lejuar të marrin pjesë. Kjo gjë është konfirmuar nga vetë avokati i familjes Zejnullahu, i cili në një prononcim për mediet treon se ishte paraqitur për të qenë i informuar vetë në sallë, por nuk është lejuar të marrë pjesë në seancë.