Vendet e ftohta nordike po përvëlohen nga një nxehtësi "vërtet e paparë", ndërsa moti i nxehtë, i përforcuar dhe i zgjatur nga ndotja me karbon vazhdon të djegë Evropën veriore. Një stacion meteorologjik në pjesën norvegjeze të Rrethit Arktik regjistroi temperatura mbi 30°C për 13 ditë radhazi në korrik, ndërsa Finlanda ka pasur tre javë radhazi me nxehtësi 30°C. Shkencëtarët thonë se kjo është seria më e gjatë në histori e të nxehtit dhe ka thyer rekordet e mëparshme.