Ndërsa Arabia Saudite po përvëlohet në temperatura deri në 50 gradë celcius, shumëkush po arratiset drejt Qytetit të Mjegullës, një oaz malor freskie ku veshtjet e trasha nevojiten edhe në verë. Qyteti, 2800 metra mbi nivelin e detit, në jug të arabisë saudite, është në kontrast të thellë me pjesën tjetër të vendit në shkretëtirë ku i nxehti i verës është një sfidë e përvitshme.